shoqata-e-basketbollit-dinamo

Shoqata e Basketbollit Dinamo

KUSH JEMI, IDEJA DHE KRIJIMI!

Pas shume viteve mungese ne basketbollin ne vend, saktesisht 10 vjet, ne vjeshte te vitit 2017 lindi ideja e krijimit te Shoqates se Basketbollit DINAMO. Kjo ide u perqafua nga ish basketbolliste te dy brezave, atyre qe nisen te luajne ne vitin 1965 dhe e mbyllen veprimtarine e tyre ne vitet 1980 (permendim ketu veteranet, Shano, Trebicka, Lubonja, Dako, Spaho, Gavoci, Tela, etj.) dhe brezi tjeter, qe nisi te luaje ne vitet 1980 dhe vazhdoi deri ne vitet 2000 (permendim ketu me te rinjte, Mema, Rama, Carcani, Rushaj, Muca, Andrea, Kamberi etj).

Kjo ide u kurorezua nga nje mirekuptim simbolik midis ish lojtareve te ketyre brezave per te njejtat koncepte dhe interesa. Per pasoje, kjo ide u konkretizua me krijimin e Shoqates se Basketbollit DINAMO, me date 14 Shtator 2017 dhe mori forme ligjore me Rregjistrimin ne Gjykaten e rrethit Tirane, me date 08 Nentor 2017.

kampi-veror-i-shbd

Pushimet e veres, tani me aktive se asnjehere! Deshironi qe femijet tuaj te behen pjese e Kampit Veror te Shoqates se Basketbollit Dinamo? Klikoni per te bere rezervimin ose per me teper info!

qellimi

Qellimi i krijimit te shoqates eshte i thjeshte dhe kuptimplote: te riktheje traditen e mrekullueshme te basketbollit dinamovit dhe te formoje lojtaret e brezit te ri, te cilet do t’i sherbejne rritjes se nivelit te basketbollit ne vend. Per kete, shoqata ka miratuar strukturat e saj, ka ndertuar programin e saj afatshkurter e afatgjate, dhe eshte besimplote qe kontributi i saj do te sherbeje ne vazhdimin e tradites dinamovite, si dhe ne formimin e lojtareve qe do te perfaqesojne shoqaten ne aktivitete kombetare, por edhe vendin ne arenen nderkombetare.

Eshte per t’u theksuar, qe kjo eshte nje iniciative teresisht private e nje grupi qe jeton me basketbollin. Per me teper, qellimi nuk eshte te perfitohet si shoqate, dhe motoja e punes do te jete “Zero fitim, cdo gje per femijet”, qe do jene basketbollistet e ardhshem.

trofete

1

Spartakiada


1979


1

Kampion


1994-1995


7

Kupa


1974, 1979, 1986, 1991, 1992, 1993, 1999


2

Superkupa


2000, 2002